Rreth 500-600 ton mbetje të rrezikshme janë gjetur në fshatin Orman të Komunës së Gjorçe Petrovit, njoftuan nga Inspektor i Autorizuar për Mjedis Jetësor pranë Komunës së Gjorçe Petrovit, përcjell TV21.
Siç thuhet në njoftim, mbetjet janë locuar javën e kaluar.
“Sipas gjendjes së konstatuar në terren, ndërsa sipas Listës së llojeve të mbetjeve (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 100/2005), bëhet fjalë për mbetje me kodin 10 04 – Mbetje nga pirometalurgjia e plumbit, 10. 04 01* – nga prodhimi primar dhe sekondar që sipas klasifikimit bën pjesë në klasën e mbetjeve të rrezikshme, njofton Inspektorati.
Nga Inspektorati theksojnë se sipas gjendjes së konstatuar në terren dhe vlerësimit të rrezikut, Inspektori ka filluar procedurën e inspektimit dhe ka urdhëruar pronarët e tokave që mbetjet e rrezikshme të dislokohen nga parcelat kadastrale në fshatin Orman, në një vend adekuat, brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së vendimit.