Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Advertisement

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën gjatë natës, ka bërë të ditur presidenti i përkohshëm i Venezuelës.

Ky bilanc vjen vetëm disa orë pasi Delcy Rodríguez kishte njoftuar se të paktën 32 persona kishin vdekur dhe rreth 700 të tjerë ishin plagosur.

Ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme po mbërrijnë për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ndihmë po ofron edhe SHBA-ja, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se vendi po dërgon menjëherë burime dhe ekipe për t’u përfshirë në përballimin e pasojave të katastrofës. /Zëri

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit