Shkolla e Mesme ‘Maria Kiri Skllodovska’ ka shpërfaqur sot kreativitet dhe emocion, duke festuar 28 Nëntorin me një sërë aktivite festive dhe kulturore ku nxënësit prezantuan traditën, historinë dhe emocionin e kësaj dite. Nga vallëzimet tradicionale, te ekspozitat kreative dhe performancat artistike, atmosfera në teatrin shqiptar ishte e mbushur me ngjyra, muzikë dhe krenari kombëtare.
Ngjarja filloi me himnin, ndërsa nënësit pushtuan skenën me poezi, drama, monologe, nota muzikore dhe vallzime. Psikologu i shkollës, Blerim Nebiu nënvizoi rëndësinë e kësaj dite dhe tha se kjo festë është më shumë se një datë historike – është një mundësi për të lidhur traditën me energjinë dhe talentin e të rinjve.
Blerim Nebiu, psikolog
“Të rëndësishme janë, përmenda në fillim është festë mbarëkombëtare është e rëndësishme për mësimdhënësit për nxënësit dhe për prindërit është një mesazh që përcillet për të ngritur vetëdijen kombëtare, dhe si mesazh që dua të përcjell është 28 nëntori nuk është vetëm festë por është thirje për unifikim për bashkim, thirje shumë e rëndësishme”.
Ndërkaq nxënësja Anila Xhaferi që interpretoi një “letër kushtuar nënës” thekson se pas atij interpretimi fshihen ditë të tëra provash.
Anila Xhaferi, nxënëse
“Pjesa më e veçantë në përgjithësi kanë qenë vallet sepse janë dicka që janë përkushtuar shumë profesorët, përafërsisht deri në dy javë kemi vazhdu për me ushtru për këtë shfaqje dhe pika më kryesore që mendoj që ka pasë emocion më tepër kanë qenë vallet se janë bërë me shumë dëshirë dhe me shumë vullnet. Kjo ditë sjell ndjesi krenarie dhe gëzimi në një lloj mënyre se ne sa krenar duhet të jemi për këtë ditë dhe me ua ditë nderin atyre që janë flijuar për ne për të qenë të lire për këtë datë . Do tia shpjegoja duke ia treguar fillimisht arsyet se pse kjo datë është e veçantë për ne dhe njezrëzit që vdiqën dhe u flijuan për këtë datë, do të flisja për nderin dhe për gjakun që është derdhur”.
Edhe nxënësja Bora Amzai, e cila dha shfaqje me kitarë, theksoi se kjo ditë është shumë e veçantë për shqiptarët.
Bora Amzai, nxënëse dhe pika më kryesore që mendoj
“Shumë ndjesi të mirë, më pëlqen kur mblidhemi kështu gjithë shoqëri dhe më vjen mirë që me shkollën kemi bërë dicka. Më pëlqeu un, pjesa ime e kgitarës më pëlqeu më shumë prej të gjithave dhe vallja, vallja ishte shumë e bukur. Kjo festë, afrim sidomos me vendin me shoqërinë sidomos një ndjesi si ngrohtësi më sjell. Çfarë është 28 Nëntori, festë e shqipëtarit dhe e di që nuk do kuptojë nëse i them thjesht festë e shqiptarit por do i thoja se 28 nëntori është diçka shumë e shënjtë për shqipëtarët, për gjithë klombin e shqiptarisë”.
Në këtë manifestim nxënësit sollën edhe një tekst dramatik ‘Karrigia që nuk flet’, ku përmes kësaj ata simbolizuan situatën aktuale në shtet – me premtime të shumta, por realizime të pakta.
Anida Murati /SHENJA/
https://www.youtube.com/watch?v=6z4wYZSOB1g





