Shkëmbim ambasadorësh mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja ndryshimet e propozuara nga Tirana

Advertisement

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve aktualë.

Denion Mediani, i cili ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, pritet të marrë detyrën e ambasadorit në Kosovë, ndërsa Petrit Malaj, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pritet të jetë ambasador në Maqedoninë e Veriut.

Të dy ambasadorët pritet të dalin në ditët në vijim përpara Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të zhvillojnë edhe seancat dëgjimore përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit