Ish-funksionari i opozitares LSDM, Petar Shilegov, tha se roli i një partie politike në shoqëri, veçanërisht në shoqërinë demokratike të Maqedonisë, është që partitë më të mëdha të mbledhin rreth vetes grupe më të vogla politike për të krijuar një koalicion cilësor.
“Ndërkohë, ju përçaheni me anëtarët tuaj më të spikatur gjatë 15–20 viteve të fundit. Dhe tani si mendojnë se mund të funksionojnë si parti politike dhe të fitojnë zgjedhje?, tha Shilegov për “Fokus”.





