Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e thekson nevojën që zgjedhja e pozitave udhëheqëse, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM) të zhvillohet përmes një procesi transparent, inkluziv dhe kredibil, me fokus të qartë te cilësia e kandidatëve dhe mbrojtja e interesit publik, transmeton Portalb.mk.
“Duke pasur parasysh se afati për këtë procedurë ka skaduar më 15 prill, vlerësojmë se është me rëndësi të veçantë që i gjithë rrjedhim i mëtejmë i procedurës të udhëhiqet në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, me respektim të vazhdueshëm të procedurave institucionale dhe parimeve të sigurisë juridike”, thonë nga SHGM.
SHGM apelon që zgjedhja të udhëhiqet mbi bazën e integritetit profesional, përvojës relevante të kandidatëve, vizionit të qartë dhe kapacitetit real për avancimin e punës së se



