Jeton Shasivari ka pranuar propozimin e koalicionit VLEN për të marrë detyrën e Ministrit të Drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një nder të madh dhe një përgjegjësi të rëndësishme ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Në reagimin e tij publik, Shasivari falënderoi bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, për besimin e dhënë, duke theksuar se, nëse zgjidhet në këtë detyrë, do ta ushtrojë funksionin me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë.
“Jam i bindur se vetëm me punë, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie më të drejtë, më efikas dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët”, deklaroi ai.
Shasivari shtoi se do të angazhohet për rezultate konkrete dhe për një sistem drejtësie që u shërben qytetarëve, duke theksuar se besimi i dhënë do të justifikohet me punë të ndershme, përkushtim dhe përgjegjësi institucionale./Ora24.tv
Postimi i plotë:





