13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Shaqiri: 1800 den për nxenësit, prindërit e të cilëve marrin nën 50 mijë den

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200-1800 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm, përcjell TV21. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë.

“Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të hyrat e prindërve nuk kalojnë shumën 50 000 denarë atëherë do të mundet të aplikoni dhe 6 muaj do të fitoni nga 1200 denarë, respektivisht 1800 denarë. Dokumentet i dërgoni në shkollën ku mësoni deri më 24 dhjetor 2023. Të gjithë në aksion”, shkruan Shaqiri.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit