Ae dini se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën?
Prandaj kujdesi i duhur për të mbajtur shëndetin e zemrës nën kontroll është shumë i rëndësishëm. Rutina, stili i jetesës dhe ushqyerja e duhur janë thelbësore për të përcaktuar fatin e shumë sëmundjeve që mund të prekin trupin tuaj.
Mbani një peshë konstante
Një ndër hapat e parë për një trup të shëndetshëm është mbajtja e peshës së duhur. Pesha zakonisht është individuale për çdo njeri dhe përllogaritet në bazë të gjatësisë së personit. Sipas këshillimeve të mjekut është mirë që t’a mbani peshën trupore gjithnjë nën kontroll.