8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Sela nga Struga: Ne nuk po bëjmë destabilizim, duam të jetojmë në të drejtën tonë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër, Ziadin Sela sonte në Strugë ka takuar qytetarët e vendlindjes së tij me të cilët bashkëbisedoi rreth situatës aktuale politike në vend.

Sela gjithashtu ka dërguar porosi deri te Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Hristijan Mickoski, që të mos prekin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse do ta komplikojnë më shumë situatën.

“Do të presim dhjetorin, dhe ne ju bëjmë apel mos u prekni te ligji për gjuhet se kjo do ta komplikoj edhe më shumë situatën politike, ne nuk jemi nga ato që friksohemi nga deklaratat e juaja të tipit destabilizim sepse ne nuk ne nuk po bëjmë destabilizim, ne duam të jetojmë në të drejtën tonë, në të drejtën e të parëve tonë, me gjuhën e prindërve tanë të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Ne duam të jetojmë të barabartë sepse jemi në këto troje përpara se të vendosen këto kufij të cilët për hirë të së vërtetës kanë qenë të pa pranueshëm si për shqiptarët si për maqedonët, deklaroi Sela.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit