Aksioni filloi pas një informacioni të siguruar nga Departamenti i Inteligjencës, pas së cilës ekipet mobile ndërmorën veprime operative në pikën kufitare Dojran, në dalje të vendit, ku u ndalua një kamion që transportonte 79 kilogramë marihuanë, e destinuar për tregun turk. Për transportin e drogës u arrestua edhe shoferi, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës. Hetimet treguan se kamioni kishte hyrë në Maqedoninë e Veriut me ngarkesë profile hekuri, të cilat duhej t’i transportonte drejt Greqisë.
Në një lokacion të paracaktuar, pas marrëveshjes me persona nga Maqedonia e Veriut, në kamion ishte ngarkuar marihuana. Automjeti më pas ishte vulosur dhe kishte vazhduar rrugën drejt Greqisë, por u ndalua në kufirin e Dojranit. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast.






