Seferi: Vazhdon kujdesi për gjelbërimin urban në Çair, po krasiten drurët në bulevardin “Cvetan Dimov”

Shkup, 19 qershor – Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban në Komunën e Çairit.

Sipas Seferit, sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov”, një aktivitet që synon rritjen e sigurisë, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e pamjes së mjediseve publike.

“Vazhdojmë me përkushtim kujdesin për gjelbërimin urban në Çair. Sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit ‘Cvetan Dimov’, një aktivitet i rëndësishëm për sigurinë, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe pamjen e rregullt të hapësirave publike”, ka shkruar Seferi.

Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në zona të tjera, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për qytetarët. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit