Seanca plenare u ndërpre pas vërejtjeve procedurale, Gashi bën thirrje për koordinim

Advertisement

Kuvendi sot filloi me punë  rreth caktimit të tre seancave plenare, të cilat u pasuan nga fjalime procedurale të deputetëve shqiptarë opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e ndërpreu seancën dhe thirri koordinatorët e grupeve parlamentare për koordinim të jashtëzakonshëm.

Deputetët shqiptarë opozitarë reaguan se kryetari i Kuvendit nuk po respekton Rregulloren e Punës së Kuvendit me caktimin e seancave plenare. Kërkuan nga Gashi ta shpjegojë urgjencën e mbajtjes së seancave të sotme.

Koordinatorja e “Frontit Europian”, Rina Ajdari, citoi një nen nga Rregullorja e Punës sipas të cilit duhet të thirret një seancë dhe se të gjitha materialet duhet t’u mbërrijnë deputetëve të paktën 10 ditë pune para se të mbahet seanca.

“Sipas nenit 74, paragrafi 1 i Rregullores së Punës, rendi i ditës së bashku me të gjitha materialet duhet t’u dorëzohen deputetëve të paktën 10 ditë pune para mbajtjes së seancës. Gjithashtu, sipas paragrafëve 2 dhe 3 të të njëjtit nen, në rast kur ka procedurë urgjente urgjenca duhet të shpjegohet me shkrim dhe këtë ne nuk e kemi.  Ku është urgjenca këtu në këtë rast”, pyeti Ajdari dhe i bëri thirrje Gashit të respektojë Rregulloren e Punës së Kuvendit.

 

Gashi theksoi se kjo seancë është thirrur në bazë të nenit 74, paragrafi 2. “Bazuar në këtë nen, mund të caktohet një seancë urgjente. Nuk do të lejoj që Kuvendi të keqpërdoret”, tha Gashi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit