18.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Së bashku jemi më të fortë – denonco korrupsionin!

Shoqëria maqedonase prej vitesh përballet me një provë të madhe – sfidën e quajtur korrupsion, i cili nuk është vetëm shkelje e ligjit, por edhe pasqyrë e guximit tonë, vendosmërisë sonë dhe gatishmërisë për t’u bashkuar kur është më e vështirë. Pikërisht forca e një shoqërie nuk matet me numra, por me vetëdijen dhe vendosmërinë e qytetarëve për të qëndruar krah për krah dhe për të thënë: mjaft më! Lufta kundër korrupsionit është momenti kur mund të dëshmojmë se nuk e pranojmë padrejtësinë dhe nuk heshtim përballë saj.

Për këtë arsye ka filluar edhe fushata “0% korrupsion – Hajde të bëhet realitet!”, e cila realizohet përmes projektit “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe bën thirrje që secili prej nesh të marrë një rol aktiv në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht nëse je nxënës, prind, mjek, administrator apo qytetar “i zakonshëm”, zëri yt, denoncimi yt, zëri ynë ka rëndësi.

Kur vendosim të mos heshtim, fillojmë ndryshimin e vërtetë. Kur marrim guximin dhe denoncojmë korrupsionin, hedhim një hap që fillon të rrënojë murin e frikës dhe mosndëshkueshmërisë. Kjo është themeli i një shoqërie ku sundon drejtësia, ligji dhe barazia.
Institucionet e drejtësisë janë këtu për të vepruar, por fuqia e tyre varet edhe nga mbështetja jonë. Puna e tyre bëhet më efikase kur qytetarët janë të zëshëm, aktivë dhe të papajtueshëm me padrejtësinë.

Prandaj, të mos presim, të mos hezitojmë! Çdo denoncim është një sinjal se nuk heqim dorë nga drejtësia, se duam një të ardhme pa korrupsion dhe padrejtësi. Çdo denoncim është një shkëndijë ndryshimi. Hajde të marrim guximin, të denoncojmë dhe të veprojmë.

Në këtë betejë, secili prej nesh është i rëndësishëm. Kur bashkohemi, kur e mposhtim apatinë dhe zgjedhim guximin, atëherë bëhemi më të fortë se korrupsioni.
Së bashku jemi më të fortë – denonco korrupsionin! “0% korrupsion – Hajde të bëhet realitet!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit