Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog

Advertisement

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për të paralajmëruar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në draft-deklaratë.

Dokumenti pritet të miratohet në përfundim të samitit që pritet të mbahet më 25 nëntor në Bruksel.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit