Sali: VLEN merr formë – strukturë e re me dy drejtues dhe pesë shtylla

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka zbuluar detaje rreth strukturimit të koalicionit VLEN gjatë intervistës në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv.

Sipas tij, në krye të organizimit do të vendosen dy bashkëkryetarë, ndërsa struktura do të përfshijë edhe një sekretar të përgjithshëm dhe dy nënkryetarë.

“Ajo që dihet në opinion për strukturimin e VLEN-it është se do të ketë dy bashkëkryetarë, sekretar të përgjithshëm dhe kështu me radhë”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se funksionimi i brendshëm do të mbështetet në pesë sekretariate kryesore, që do të mbulojnë fusha të ndryshme organizative dhe politike.

“Planifikohen dy nënkryetarë dhe pesë sekretariate… Sekretariati Organizativ, për Çështje Kadrovike, për Marrëdhënie me Publikun, për Marrëdhënie të Jashtme dhe një për çështje juridike”, theksoi ai.

Këto struktura synojnë të krijojnë një bazë të qëndrueshme për funksionimin e koalicionit VLEN, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike në fazat e ardhshme të organizimit./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit