Sali: Raporti i ardhshëm i BE-së për vendin do të jetë më pozitiv

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën për “Top Tema” në TV Telma ka bërë të ditur se Raporti i ardhshëm i BE-së për vendin do të jetë më i mirë, sepse përkushtimi i qeverisë është më i madh.

“Sidomos pas zgjedhjeve lokale, duke pasur parasysh se ndryshimi politik nuk ishte i lehtë dhe kjo qeveri është më e përkushtuar ndaj eurointegrimeve dhe si zv/kryeministër i parë tentojmë që atë fuqi politike ta shfrytëzojmë në drejtim të përshpejtimit të procesit të eurointegrimeve”, ka thënë Sali.

Në këtë rast, shton ai, agjendën reformuese po e zhvillojmë me dinamikën më të madhe.

“Kemi konsultime të shpeshta në nivel të qeverisë dhe komunikimit ndërinstitucional në përmbushjen e këtyre detyrave rreth agjendës reformuese. Pres që në qershor Raporti të jetë më pozitiv”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

Nuk mund ta ndryshojmë sistemin brenda natës

Lidhur me Kodin zgjedhor, Sali tha se sundimi së drejtës është reforma më e vështirë.

“Nuk mund ta ndryshojmë sistemin brenda natës, por punojmë intensivisht në pjesën tonë, në hapin drejt sundimit të së drejtës, mendoj se deri në qershor do të jemi pozitivisht të befasuar edhe nga përgjigja që do na e japin në muajin shtator KE-ja”’, tha ai.

Ai shton se në çdo dhjetë ditë ka koordinim për të gjitha pikat, qasja ka ndryshuar dhe kjo shihet, sepse me ndryshimin e qasjes në punë, kjo do të japë rezultat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit