Sali dhe OEMVP: Ekonomia në stabilizim, investimet me perspektivë pozitive

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, realizoi një takim me delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), të udhëhequr nga kryetari i saj, Nuhi Aliu.
Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive, duke vlerësuar vitin që lamë pas dhe sfidat e shkaktuara nga kriza globale ekonomike. Pavarësisht këtyre sfidave, u vlerësua se vendi ka arritur të ruajë stabilitet në aspektin e investimeve dhe të klimës ekonomike.
Parashikimet për këtë vit janë pozitive. Një rol të rëndësishëm do të kenë edhe investimet publike, të cilat tashmë janë në fazë realizimi nga ana e Qeverisë.
Ekonomia vendase po shkon drejt stabilizimit, çka dëshmon se klima e investimeve në vend po hyn në një fazë më të favorshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit