Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit priti në takim mësuesin e nderuar, Safet Bushi, i cili pas më shumë se 42 viteve përkushtim në arsim është pensionuar, duke përmbyllur një rrugëtim të gjatë profesional në shërbim të edukimit të shumë gjeneratave.
Me këtë rast, kryetari i komunës i ndau mirënjohje për kontributin dhe punën e palodhshme ndër vite, duke vlerësuar rolin e tij në formimin dhe edukimin e nxënësve si dhe ndikimin në zhvillimin e arsimit në komunë.
“Figura si Safet Bushi meritojnë respekt dhe mirënjohje të veçantë për gjithçka kanë dhënë për shoqërinë”, u tha gjatë takimit.
Kryetari i uroi shëndet, lumturi dhe pensionim të qetë pranë familjes së tij.





