14.8 C
Skopje

Sa më e shpjegueshme është urrejtja e Vuçiqit ndaj Kosovës aq më perverse dhe e pakuptimtë është ajo e Ramës ndaj Kurtit!

Kim Mehmeti
Vlerësuar sipas reagimeve publike, ke përshtypjen se lajmi i rrejshëm për pezullim e liberalizimit të vizave për Kosovën më shumë i gëzoi kundërshtarët e Kurtit se sa shovenët serb.
Dhe u bë thuajse krejt e natyrshme dhe e pritshme që lajmet e këqijat Kosovës t’i vijnë nga Tirana. Nga po ajo Tiranë zyrtare që bënë çmos të mos e dëmtojë miqësinë me Beogradin.
Ndërkohë në vend se në Tiranë, Presidenti i Serbisë shkoi atje ku e thërret gjaku – në Kinë. Mbase duke e ditur se në samitin e Procesit të Berlinit denjësisht do e përfaqësojë Kryeministri i Shqipërisë.
Presidenti Serb shkoi atje ku u takuan mjeshtërit e luftës, ata që do e mbështesin Serbinë deri në serbin e fundit që është i gatshëm të vdesë për kish e atdhe?!
Kur jemi te lufta duhet thënë qartë e shqip: ajo është mallkim dhe vetëm idioti e fton dhe i gëzohet asaj. Siç duhet thënë edhe atë se vetëm budallai mbetet pacifistit dhe kozmopolitit i pathyeshëm duke ia kthyer shpinën luftës edhe kur ajo i vjen te dera.
Dhe është mëkat që fqinjit t’ia duash të keqen, por vetëm i çmenduri nuk shqetësohet kur ka komshi keqbërësin e armatosur i cili ia dëshiron zhdukjen .
E neve na ka rënë në hise të kemi fqinj një shtet të cilin e drejtojnë mjeshtërit e luftës, e jo urtësia e paqësorëve. Pra ne kemi të bëjmë me një Serbi, burrështetasit e së cilës e projektuan gjakderdhjen e djeshme në këto hapësira, ata që zbatojnë urdhrat e kishës ortodokse, e cila patriotizmin serb e ushqen me urrejtjen ndaj shqiptarëve .
Dhe sot, kur shumëçka është katandisur udhës së çmendurisë, duhet të bëhemi gati për më të keqen, ngaqë të mirën mund ta përballim edhe të papërgatitur.
Pra duhet të na shqetësojnë aktet terroriste serbe në Veri të Kosovës, poaq saç duhet të na trishtojë edhe mos ndjeshmëria e Kryeministrit shqiptarë ndaj armatosjes së Serbisë.
Kështu që me mendje e me gjitha që kemi duhet të jemi në Veri të Kosovës. Dhe assesi të mos i besojmë Kryeministrit të Shqipërisë, i cili këmbëngul se Beogradi është tempulli i të mirës sonë.
Ku ta dish, mbase e kemi fat të përjetshëm kolektiv që në kohë më të vështira dhe vendimtare të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit. E të cilët i zgjodhëm ne që nuk e kuptuam se lirinë dhe atdheun duhet mirëmbajtur, se ato nuk i lihen në duar çdokujt.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit