Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Advertisement

Paris, 28 qershor – Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion civil u rrëzua në qytetin Tomblaine në Francën verilindore, sipas autoriteteve lokale.

Mes viktimave janë piloti dhe 10 pasagjerë, përfshirë pesë studentë dhe pesë instruktorë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Avioni, i cili i përkiste një shkolle parashutizmi, ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey para se të rrëzohej, shkruan BBC.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, ka bërë të ditur ministria e Brendshme. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit