Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Advertisement

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e aktiviteteve festive të organizuara nga Komuna e Çairit me rastin e Festave të Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishliu ka shprehur emocionin dhe kënaqësinë që do të jetë pjesë e programit festiv, duke falënderuar posaçërisht kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin për vlerësimin dhe ftesën.

“Një emocion i veçantë dhe një nder i madh të jemi pjesë e aktiviteteve të shumta të organizuara nga Komuna e Çairit në kuadër të shënimit të Festave të Nëntorit. Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim, kryetar Izet Mexhiti, Komuna e Çairit dhe ekipi i mrekullueshëm”, ka shkruar Nishliu.

Aktiviteti do të mbahet të premten më 27 nëntor, në Filarmoninë e RMV-së në kuadër të programit për shënimin e Festave të Nëntorit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit