21.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

RMV, një veturë ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në hekurudhë, dy persona kanë mbetur të plagosur

Dje një automjet është përplasur në hekurudhë, dy persona janë nxjerrë nga vetura e pasagjerëve pasi ka dalë nga rruga rajonale Veles-Gradsko dhe ka ngecur në hekurudhë, njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhej në mjetin e bllokuar në binarët hekurudhor, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave, transmeton Portalb.mk.

Nga aty thonë se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, pas së cilës ekipet e tyre në një operacion të shpejtë shpëtimi kanë nxjerrë dy personat e lënduar.

“Aksioni ishte i kufizuar me kohë. Përveç zjarrfikësve, në terren kanë ndërhyrë edhe policia, ndihma emergjente mjekësore dhe ekipet e LAMM dhe NP “Hekurudhat e Maqedonisë”, thotë QMK.

Sipas njoftimit të QKM-së, njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhej në mjetin e bllokuar në binarët hekurudhorë.

“Automjeti i dëmtuar është dashur të hiqet shpejt nga binarët deri në kalimin e radhës të trenit Veles-Gradsko, gjegjësisht në mes të orës 15:00 dhe 17:30”, njofton QMK.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Velesit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit