14.8 C
Skopje

RMV, hetim ndaj një kujdestareje kopshti, dyshohet për dhunim psikik dhe fizik të një fëmije

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në çerdhe për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër të tejzgjatur – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën kohore 2022-2023, punonjësja e dyshuar i një kopshti në Radishan ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije të dëmtuar tre vjeçar, i cili frekuentonte grupin e çerdhes në kopsht. Ajo i është drejtuar fëmijës me fjalë fyese, e ka tërhequr zvarrë dhe ia ka tërhequr flokët, kështu ai ka vuajtur nga një frikë dhe stres i madh, që ka sjellë si pasojë humbjen e të folurit dhe frikën për të shkuar në kopsht”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e disa masave të sigurimit ndaj të dyshuarës: ndalim për dalje nga vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrimi, obligim i të dyshuarës për paraqitje të herë pas hershme te ndonjë zyrtar i caktuar ose organ kompetent shtetëror, konfiskimin e përkohshëm të një dokumenti udhëtimi ose tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalimin e lëshimit të tij, ndalimin e vizitës në kopshtin e fëmijëve dhe të gjitha objektet që janë pjesë e të njëjtit në kopshtin e fëmijëve, ndalim për afrimin ose vendosjen, përkatësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me fëmijën e dëmtuar, me prindërit dhe dëshmitarët e tij, si dhe ndalimin e kryerjes së disa aktiviteteve që kanë të bëjnë me veprën penale, pra largim nga vendi i punës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit