Prokurorja publike Lençe Ristovska ka folur në lidhje me përgjimet masive në vend, që u publikuan para disa viteve, ndërsa thotë se nuk do të ketë përgjegjësi.
Ajo thotë se lënda do të vjetërsohet plotësisht, pas ndryshimeve të fundit që u bënë në Kodin Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të akuzuar për këtë lëndë janë Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, ndërsa në arrati janë Nikolla Bishkovski dhe Goran Gruevski, ndërsa kemi një tjetër të akuzuar për falsifikim të dokumentit, ajo është Valentina Simonovska. Këtu ende nuk është paraqitur vjetërsimi, por sigurisht që ndryshimet e Kodit Penal do të kenë implikime, sepse afati është shkurtuar dhe rrjedhimisht, prandaj ekziston mundësia e vjetërsimit edhe të kësaj pjese”, sqaroi Ristovska.
Në seancën e ardhshme për këtë lëndë, Ristovska tha se nuk do të paraqiten Sasho Mijalkov, Nadica Nikoliq, Marijan Shumolikovski, Ilija Isakovski, Silvana Zllatkova dhe Vladimir Marelov.
E pyetur se kush do ta paguajë dëmin për përgjimin me një përfundim të tillë ligjor të rastit, Ristovska thotë se shpenzimet e procedurës penale bien mbi buxhetin e shtetit.