14.8 C
Skopje

Rikthehet moti me diell

MOTI JOSTABIL NË KROACI SHKAKTOI DËME TË MËDHA

Metereologët paralajmërojnë se në vendin tonë rikthehet moti me diell dhe temperatura jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Sipas njoftimit, vendi ynë gjendet nën ndikimin e një rryme të fortë ajrore nga jugu dhe jugperëndimi që do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme kurse erërat e forta do të sjellin pluhurin dhe rërën e Saharës, me cka atmosfera do të jetë e turbullt.

Tempreturat pritet të shkojnë deri në 28 gradë Celsius.

Sipas metereologëve reshje të shiut priten të mërkurën pasdite dhe të enjten kur lokalisht pritet mot jostabil.

Ndërkohë gjatë së shtunës rajoni I Dalmacisë në Kroaci u godit nga një mot I lig I përcjellë me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, dëmtime të pullazeve, drunj të rërzuar, vetura të dëmtuara.

Raportohet se në disa rajone kanë rënë 134 litra shi në metër katrorë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit