Protestuesit kanë dalë sërish sot në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë së Edi Ramës. Prej katër ditësh, protestuesit janë përplasur fizikisht me Policinë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Ai ka refuzuar deri tani thirrjet për dorëheqje, ndërsa ka deklaruar se aktet e dhunës nuk vijnë nga studentët.
Ambasada Amerikane në Tiranë në një reagim ekskluziv për Tv Klan nënvizoi se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë, pa akte dhune dhe pa trazira.
Në Gjykatën e Tiranës 63 persona të arrestuar në dy ditët e fundit të protestës do të njihen sot me masat e sigurisë.








