Reuters shkruan për Zvërnecin: Banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz

Kur Kostaq Konomi iu afrua asaj që ai e quan tokën e tij në bregdet në jug të Shqipërisë muajin e kaluar, ai u prit me një gardh me tela me gjemba dhe burra me uniforma të zeza që i refuzuan hyrjen.

Toka, mësoi më vonë nga lajmet, ishte tani pjesë e një resorti luksoz të planifikuar nga investitorë ndërkombëtarë, përfshirë dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner.

Prona ishte marrë një herë nga shteti në kohën e komunizmit dhe ai nuk mund ta duronte dot që kjo të ndodhte përsëri, shkruan Reuters.

“Isha gati të merrja një pushkë dhe të filloja të qëlloja”, i tha Konomi, 81 vjeç, Reuters.

Konomi është një nga disa banorët e fshatit Zvërnec që i thanë Reuters se toka e tyre ishte shitur padrejtësisht për zhvillim që nga viti 2024 .

Disa prej tyre i treguan Reuters-it aktet e pronësisë dhe të dhënat tatimore që, sipas tyre, mbështesnin pohimet e tyre. Askush nuk mori kompensim.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit