Me propozim të kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, Resul Çollaku nga Ladorishti është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunale” Strugë, mëson StrugaLajm.
Çollaku vjen nga biznesi privat dhe është i shkolluar në Zvicër, ku ka punuar për disa vite, duke përfituar përvojë të gjatë në drejtim. Për shumë vite ai ka menaxhuar produksionin e njohur Studio Rinora, duke dëshmuar aftësi të larta organizative dhe profesionale.
Me këtë përvojë, ai pritet të sjellë qasje moderne dhe efikase në drejtimin e ndërmarrjes, me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e cilësisë së punës në shërbim të qytetarëve të Strugës.
Burimi: StrugaLajm.com





