Rënie e shitblerjes së produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e sasisë së shitblerjes së produkteve bujqësore në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Shitblerjet në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë zvogëluar për 29%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që të prodhuesi individual kemi ulje për 46.2 përqind, ndërsa te prodhimi vetanak kemi rritje për 16.1 përqind.

Në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje të shitblerjes te gruri, domatet, derrat, delet, ndërkohe ulje kemi te qumështi, bagëtitë dhe molla.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit