13.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

REL/Shpërndarja e Kuvendit i lë ligjet pa u miratuar

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2024 dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë teknike mbeten prioritet i deputetëve të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës para zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, Qeveria teknike formohet tre muaj para zgjedhjeve dhe posti i ministrit të Punëve të Brendshme ai i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe posti i zëvendësministrit të Financave, Bujqësisë dhe Administratës i kalon opozitës, në rastin konkret VMRO DPMNE-së.

Marrëveshja e Përzhinës sipas së cilës parashihet formimi i Qeverisë teknike 90 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ishte arritur me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtarë para rrëzimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pas aferës së përgjimeve. Një model i këtillë qeverisës është paraparë edhe në ciklet e ardhshme zgjedhore, që të garantojë zgjedhje të lira, të pranueshme nga të gjitha partitë.

Shkup: Kuvendi jofunksional, mbi 80 projektligje presin miratimin

Formimi i Qeverisë mes socialdemokratëve dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, për bazë kishte ujdinë ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, që qeveria e ardhshme teknike të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, i cili me gjasë do të vijë nga radhët e BBDI-së.

Sfida e radhës, ndryshimi i Kodit zgjedhor

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut, duhet të organizohen në përputhje me rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it që duhet të inkorporohen në Kodin e ri zgjedhor.

Një gjë të këtillë e ka paralajmëruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kodi i ri zgjedhor duhet të pësojë ndryshime në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore, përfaqësimit mediatik gjatë procesit zgjedhor, si dhe vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën e ankesave.

Para deputetëve mbetet dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, një varg ligjesh që kanë të bëjnë me reformat drejtësi, si dhe menaxhimin e administratës në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton Ligjin për amnisti

Në procedurë parlamentare duhet të hyjë dhe propozim-ligji për sigurinë e rrjeteve të sistemit informativ dhe transformimit digjital që ka për qëllim digjitalizimin e sektorit publik.

Në pritje të miratimit është dhe projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, propozim ky që është në proces të debatit publik.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se mungon vullneti politik dhe në asnjë mënyrë nuk është afati i shkurtër kohor që të miratohen ligjet e shumta që për një kohë të gjatë mbeten të bllokuara në institucionin ligjvënës.

“Në thelb, ka kohë për ta kompensuar atë që u humb me bllokadën aktive, në të cilën ndodhej institucioni ligjvënës. Megjithëse gjithçka varet se për çka kanë rënë ujdi drejtuesit e partive gjatë takimit të liderëve te presidenti i shtetit, dhe nëse data e zgjedhjeve është dakorduar dhe në saje të zhbllokimit të institucionit ligjvënës, gjegjësisht miratimit të këtyre ligjeve”, thotë Troshanovski.

Nga ana tjetër, Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë thotë për REL-in se me shumë gjasë ligjet e bllokuara do të mbeten për përbërjen e ardhshme parlamentare. Megjihtkëtë Musliu konsideron se bllokimi i institucionit ligjvënës ka frenuar në masë të theksuar dhe zhvillimet demokratike në vend.

“Bllokimi i parlamentit paraqet grusht për proceset demokratike, paraqet pamundësi të zhvillimit normal të Kuvendit si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së deputetëve, të cilët për shkak të ‘pr-it’ të tyre dhe interesave të partive që përfaqësojnë, bllokuan punën e Kuvendit”, vlerëson Musliu.“Ylli evropian” përplas pushtetin dhe opozitën në Maqedoni të Veriut

Bllokimi i Kuvendit të Maqedonisë dhe kalimi i një varg ligjesh me yllin evropian pa kaluar procedurat e rregullta, është apostrofuar si çështje shumë problematike dhe në Raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut./REL

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit