12.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Rasti “Llotaria”/ Gjykata penale vendos nëse do të caktojë paraburgim për Grubin dhe Bajrami

Gjykata Penale gjatë ditës do të vendos nëse do të ketë paraburgim efekti për ish zv kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë së Maqedonisë Përparim Bajrami.

Për katër të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari në procedurë paraprake me propozim të Prokurorisë Publike të Shkupit caktoi masa kujdesi, përkatësisht konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit dhe detyrimin të paraqiten një herë në javë në gjykatë.

Gjykata Themelore Penale Shkup është ende në proces të shqyrtimit të propozimit të Prokurorisë së Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami të cilët dyshohen për përvetësim në shërbim.

Të dy aktualisht nuk janë në dispozicion të organeve të rendit dhe nëse gjykata vendos ndalimin e tyre, ai do të zbatohet që në momentin e gjetjes.

“Gjyqtarit të procedurës paraprake i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të përfshirë në hetim lidhur me “Lotarinë Shtetërore”, e cila masë fillon të zbatohet nga zbulimi i tyre, për të cilin propozim gjykata është në procedurë e sipër, dhe për të cilën gjatë ditës do të informohet më tej opinioni”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit