22.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Raporti i DASH-it, juristi “zbulon” çka i mungon Kosovës/ Kjo gjë mund ta luftojë korrupsionin

Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur disa prej problemeve që vazhdon të përballet Kosova.

Në raport përmenden problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore.

Në raport ishte përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara.

“Qeveria ka marrë hapa kredibile por jo konsistentë për të identifikuar, hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime me të drejtat e njeriut”, ishte thënë në raport.

Të enjten opozita ka kërkuar debat parlamentar për të gjeturat e DASH-it, mirëpo ky debat nuk është realizuar, ndërsa në anën tjetër po për të gjeturat e këtij departamenti ka folur për “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk do të shërohet pa vetting.

Kelmendi thotë se Kosova nuk është spastruar nga korrupsioni dhe krimi.

“Pa vetting nuk shërohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Rendi dhe siguria në Kosovë, sikundër edhe lufta kundër dukurive të krimit nga fusha e korrupsioni, nuk kanë ecur me hapa të dëshiruar. Kosova nuk është spastruar nga korrupsioni dhe krimi në organet e luftimit të korrupsionit dhe të krimit në shtet. Edhe raporti i DASH-it nga SHBA tregon se lufta kundër korrupsionit dhe krimit nga pozitat e shtetit nuk po bëhet sa duhet dhe se ka ngelur. Përgjegjës kryesor nga raporti i DASH- it (Departamenti Amerikan i Shtetit) qëndron kryesisht te mos funksionimi efikas i sistemit të drejtësisë. “Korrupsioni dhe pasurimi i individëve me krim e korrupsion mbetet një problem i madh që është duke e rënduar shoqërinë e re dhe shtetin e Kosovës” (DASH). DASH thekson: “(…) Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar dhe se ka bërë pak në ndryshimin e situatës”. Këtej shkon edhe raporti i Agjensisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Kjo agjenesi ka konfirmuar: “Aktualisht është një numër i madh zyrtarësh ndaj të cilëve është hapur procesi i hetimit dhe verifikimit të pasurisë së tyre”. AKK-ja ka përmendur numrin e hetimeve të prejardhjes së pasurisë, në vitin 2022, mbi 212 vetave, ndërsa në vitin 2023, thekson numrin rreth 216 personave zyrtarë. Për vitin aktual nuk ka të dhëna ende. Nga AKK përmenden se për këtë vit janë për rreth 1716 zyrtarë publikë që kanë paraqitur pasurinë e tyre dhe të cilët po hetohen për pasurinë e deklaruar në agjenci. Nuk ka dhënë numër për hetime kriminale. Mbetet të vërehet më vonë. Pavarësisht këtyre të dhënave, mbetet edhe më tej, sipas të dhënave të DASH-it, sistemi gjyqësor dhe prokuroral bazë për mos suksesin i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në shtet. Thuhet se pak ose shumë pak është bërë punë në luftën kundër korrupsionit në organet e shtetit, sidomos në sistemin e drejtësisë, duke e përfshirë këtu edhe prokurorinë, dhe edhe administrimin në nivel qendror dhe sidomos, atë lokal”, shprehet juristi.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit