Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, por i mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra kërkoi nga oponenti i tij nga radhët e AKI-së që të mbaj fjalën dhe të jap dorëheqjen, që në një far forme t’i hap rrugën që ai që nesër të merr në dorë menaxhimin e komunës, shkruan Alsat.
“Për dy javë do të mbyllet ky proces. Suksesi ishte i qytetarëve të Strugës edhe i ekipit tim. Suksesi ishte kundrejt 8 kandidatëve që ishin kundër meje. Shpresoj që qytetarët tani duhet ta dinë se kush duhet të jetë udhëheqës i komunës së Strugës. Oponenti imë e ka dhënë fjalën se do të japë dorëheqje, shpresoj se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe do të tërhiqen. Dhe besoj se unë nga nesër duhet të menaxhojmë me komunën. Ata dhanë besimin se do të tërhiqen. Gjithë procesi tregoi se fuqia është në duart e qytetarëve që besojnë se ky qytet meritojnë më mirë”, tha qyra. /Alsat.mk