Qorrolli: Opozita synon rrëzimin e Kurtit dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor

Përfaqësuesi i Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka akuzuar opozitën në Kosovë se po vepron me qëllim të qartë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për të ndryshuar rezultatin politik.

Në një intervistë në emisionin “N’Podium me Mefo” në Ora24, Qorrolli tha se kandidatura e zonjës Rushiti nuk kishte lidhje me Vetëvendosjen dhe se ajo ishte vlerësuar ndër vite edhe nga figura të opozitës, si Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami.

Sipas tij, qëndrimet e fundit të opozitës ndaj Rushitit janë kontradiktore dhe tregojnë hipokrizi, pasi më parë e kanë mbështetur publikisht punën e saj. Ai theksoi se thirrjet për tërheqje nga gara janë të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Qorrolli akuzoi opozitën se po përdor mjete jo demokratike dhe shantazh për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se synimi i tyre është që Kurti të mos arrijë mbi 51% në zgjedhjet e ardhshme.

Ai përfundoi se e gjithë kjo strategji lidhet me përpjekjen për të ndryshuar rezultatin e 28 dhjetorit dhe për të rikthyer balancat politike në favor të opozitës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit