Gjatë ditës së djeshme, sipas raportimeve në Departamentin për Operacione dhe Koordinim në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), gjatë ditës dhe natës së fundit deri në mëngjesin e sotëm në vend janë regjistruar dy zjarre të hapura: një në rajonin e Shkupit dhe një në komunën e Radovishit ku zjarrfikësit kanë shuar bimësinë e ulët të djegur në hyrjen e fshatit Pokrajçevë në një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.
QKM apelon që të shmanget ndezja e zjarrit në ambiente të hapura, për faktin se bimësia është ende shumë e thatë, reshjet ishin të pakta dhe temperaturat gjatë ditës janë në rritje.