QKMK: Nuk ka asnjë pengesë në pikat kufitare

Në pikën kufitare Hani i Elezit–Bllacë është rregulluar sistemi i Policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), i cili kishte shkaktuar ngadalësim në qarkullim.

Sipas njoftimit zyrtar, në ora 14:15 sistemi është rikthyer në funksion të plotë dhe tashmë në këtë pikë kufitare po aplikohet normalisht regjimi i qarkullimit hyrje/hyrje.

Autoritetet bëjnë të ditur se kalimi i automjeteve po zhvillohet pa pengesa dhe situata është stabilizuar plotësisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit