Qendra e Tiranës kthehet në shesh lufte, protestuesit sulmojnë autobotët me molotovë

Advertisement

Situata është përshkallëzuar në sheshin Skënderbej, ku protestuesit kanë sulmuar autobotët e policisë, duke hedhur molotovë në drejtim të tyre.

Përplasjet vijnë pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, ku më herët protestuesit kanë hedhur gurë drejt autobotëve, ndërsa policia është përgjigjur me ujë për të shpërndarë turmën.

Situata në shesh mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit