11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Pushkë, kallashnikov e granata, si u gjetën armët në Prelluzhë

Në Prelluzhë të Vushtrrisë janë gjetur një numër i konsiderueshëm i armëve dhe mjeteve shpërthyese në një deponi mbeturinash. Sipas qytetarit që gjeti ato dhe lajmëroi policinë, ato i kanë hedhur serbet që jetojnë në atë fshat pas rastit të ndodhur në Banjskë të Zveçanit.

Rrugën e zakonshme për të hedh mbeturinat e bëri edhe paraditen e së hënës.

Por, ajo çfarë gjeti në këtë vend këtë qytetarë të cilit i mbrohet identiteti e befasoi.

Në këtë vend në Prilluzhë të Vushtrrisë ky qytetarë gjeti një sasi të pazakontë të armëve.

“kemi ardhur për t’i gjuajtur mbeturinat edhe këtu i kemi pa dy armë, fillimisht ja kemi pa tytat pastaj i kam shpalosë, i kam pa që janë armë edhe i kam lajmërua policinë”, ka thënë

I menjëhershëm ishte edhe lajmërimi i policisë, të cilët pas 10 minutash arritën në vendngjarje.

E informacioni i marrë nga një banorë i Prilluzhës rezultoi i saktë.

Pos dy tytave ata hasën edhe në armë e mjete të tjera.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fshati Prelluzhë i Vushtrrisë është i banuar kryesisht me qytetar të komunitetit serb.

Prandaj, dyshimet e personit që hasi në ato armë janë që situata në veri ka bërë që ato armë dikush nga komuniteti t’i hedh në mbeturina.

“Këtu jemi të rrezikuar për këto gjëra, prandaj është mirë që çdo herë të bëhet ndonjë kontrollë. Se këta e kanë hetuar pak punën e Banjskës, edhe ka pas këtu arrestime të paramilitarëve në Prelluzhë edhe për qatë shkas i kanë gjuajtur armët e këtu”, ka thënë një qytetar.

Pos Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes në mbrëmje kishin dalë edhe njësitet e FSK-së, të cilët edhe kishin bërë tërheqjen  mjeteve shpërthyese.

Me ta kanë qenë edhe KFOR.

E për rastin tashmë është  njoftuar prokuroria dhe është  në proces të hetimit./RTV Dukagjini/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit