9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” vazhdojnë me protestat, asgjë nga pagesa për pagën e shtatorit

Sindikata e pavarur e “Parqe dhe Gjelbërime” pasdite kumtoi se protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim për shkak që nuk u është bërë paga e shtatorit, edhe pse u ishte premtuar në takimin e sotëm me drejtorin e ndërmarrjes.

“Paga për muajin shtator ende nuk u është paguar punonjësve në NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup. Kjo përfaqëson vazhdimin e një serie vonesash dhe injorimin e të drejtave themelore të punëtorëve, duke përfshirë pagat e papaguara për muajt e mëparshëm, shpërblimin jubilar, pagat bonus, K-15 dhe sigurimin shëndetësorë.

Protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, derisa të përmbushet të paktën një nga objektivat e përcaktuara. Punëtorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa sindikata mbetet e qëndrueshme në luftën për pagë më të mirë dhe trajtim të drejtë”, theksojnë nga Sindikata.

Sot, Sindikata kishte takim me drejtorin e ndërmarrjes, i cili, siç deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Risteski, u informua se pritet që gjatë ditës të transferohen para në llogarinë e ndërmarrjes dhe se do të paguhet paga e shtatorit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit