Punëtori u rrah me “shtagë” nga punëdhënësi i tij, kërkon ndihmën e shtetit

 

 

Punëtori nga Istogu, Arjan Dreshaj thotë se u rrah nga punëdhënësi i tij dhe tani publikisht kërkon ndihmë nga organet kompetente.

 

Ky është njoftimi i z. Dreshaj:

 

“Unë ARJAN DRESHAJ

 

Gjatë marrëdhënies sime të punës, ne ALGIDA nendegen KAJMAK SHPK PRONARI KLITIN QOLLAKU kam qenë subjekt i dhunës fizike nga ana e tij. Konkretisht, ai më ka sulmuar duke më goditur me shkop, duke më shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë, unë ende po vuaj dhimbje dhe pasoja nga këto lëndime.

 

Përveç dhunës fizike, jam ndjerë i kërcënuar dhe i frikësuar për sigurinë time, gjë që ka ndikuar rëndë në gjendjen time fizike dhe psikologjike.

 

Kërkoj nga organet kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore, të hetojnë rastin në mënyrë të plotë dhe të sigurojnë që drejtësia të vihet në vend. Po ashtu, kërkoj që të mbrohen të drejtat e mia si punëtor dhe të mos lejohet shkelja apo mohimi i tyre.

 

Bashkëngjitur do të paraqes çdo provë të nevojshme (raporte mjekësore, dshmi, etj.) për të mbështetur këtë rast.”/Pressonline

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit