TV Dukagjini ka publikuar një fotografi ku shihet Fehim Sali së bashku me Zhelimir Matoviqin, zyrtar i dyshuar i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), i cili dyshohet se ka qenë rekrutuesi i Salit.
Fotografia thuhet se është realizuar gjatë një prej takimeve të tyre në Serbi.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special i ka caktuar Salit një muaj paraburgim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Vendimi është marrë më 14 gusht nga gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Paraburgimi llogaritet nga 13 gushti, kur Sali u arrestua, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026.






