Psikologia Shejnur Suma Raba : Mosha nuk e përcakton pjekurinë e njeriut

Advertisement

Psikologia Shejnur Suma Raba ka ndarë një reflektim interesant mbi pjekurinë, moshën dhe mënyrën se si njerëzit “përditësohen” gjatë jetës.

Duke e krahasuar njeriun me një aplikacion që herë pas here kërkon “update”, Suma thekson se jo gjithmonë mosha biologjike përcakton pjekurinë e një personi.

Sipas saj, mund të hasim 25-vjeçarë më të pjekur se 55-vjeçarë, por edhe njerëz që, pavarësisht moshës, vazhdojnë të mendojnë, flasin dhe sillen sikur kanë mbetur në një periudhë më të hershme të jetës.

Në shkrimin e saj, psikologia sjell edhe shprehjen tradicionale “U bëftë plak katuni”, duke e lidhur atë me figurën e plakut si simbol të urtësisë, mençurisë, drejtësisë dhe pjekurisë.

Mesazhi i psikologes është që çdo moshë sjell “update”-et e veta dhe se duhet t’i pranojmë ato, duke e falur veten edhe për gjërat që na është dashur kohë t’i mësojmë.

“Secila moshë ka lezetin e vet… i shijofshim ato.” 🤍

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit