Protestë për emrat e rrugëve në Tetovë! BDI akuzon komunën për mosveprim

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim ka thirrur protestë për sonte në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në qytet. Marshi protestues do të nisë në ora 20:00 nga sheshi i Tetovës.

Përfaqësuesi i BDI-së, Bajram Rexhepi, deklaroi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me emrat e rrugëve, por edhe me ruajtjen e historisë, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar. Ai theksoi se Tetova ka qenë dhe mbetet qendër e rëndësishme e kulturës dhe arsimit shqiptar, duke shtuar se qytetarët nuk do të pranojnë, siç u shpreh ai, kthim prapa në çështjet që lidhen me dinjitetin kombëtar.

BDI pranon se vendimi është miratuar gjatë kohës kur ishte në pushtet, por akuzon udhëheqjen aktuale të Komunës së Tetovës, të drejtuar nga VLEN, se nuk ndërmori hapat e nevojshëm për ta parandaluar shfuqizimin. Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave se përse nuk thirri një seancë të jashtëzakonshme për rimiratimin e vendimit dhe pse nuk reagoi gjatë procedurës në Gjykatën Kushtetuese.

Më herët, komuna kishte bërë të ditur se çështja e emrave të rrugëve do të zgjidhet në kuadër të procesit të ri të riemërimit, i cili është në zhvillim, duke paralajmëruar se pritet të përfundojë brenda këtij viti, pa dhënë një afat të saktë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit