Shtatë protestues dhe katër efektivë policie, kanë mbetur të lënduar në protestën e studentëve që vijon prej më shumë se 9 orësh.
Sipas përditësimit të orës 18:40 nga Spitali Universitar i Traumës (SUT), vetëm tre protestues ndodhen ende në spital, teksa janë të vetëdijshëm dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, katër protestues të tjerë kanë marrë mjekimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe janë larguar, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore.
Po ashtu në spital, aty ku po marrin mjekim janë edhe katër efektivë policie.








