Në Romë, protestuesit u përleshën me policinë përpara Ministrisë së Arsimit, duke hedhur parulla si “Para për shkollën, jo për luftën“ dhe “më pak armë e më shumë të drejta“.
Përplasje me policinë pati edhe në Torino.
Në tubime ra në sy edhe prania e flamujve palestinezë, ndërsa u hodhën parulla kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Shumë prej të rinjve mbanin veshur edhe veshje ku shkruhej Antifa, një lëvizje e majtë radikale anti-fashiste.
Protestat e pagëzuara si “Dita pa Melonin” mblodhën të paktën 400 mijë njerëz në mbarë vendin.
Italia bëhet kështu vendi i radhës evropian që përfshihet nga një valë masive e protestave të nxënësve, një lëvizje e nisur javët e fundit në Francë për arsye të ngjashme.








