25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Procedurë hetimore ndaj dy personave, dyshohen për rrahje me pasojë vdekjen

Është ngritur procedurë hetimore kundër dy personave të cilët dyshohen për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj një personi më 10 shtator në parkun “Zhena Borec” në Shkup, pas çka ai pas dy ditëve ndërrojë jetë në spital.
Dy persona të moshës prej 44 dhe 46, dyshohen për veprën penale “lëndime të rënda trupore”.

“Personat në fjalë u takuan dhe së bashku konsumuan alkool, ndërsa pastaj filluan të debatonin me njëri tjetrin. Debati verbal u përshkallëzua në përleshje fizike dhe dy të dyshuarit e goditën viktimën me grushte dhe shqelma në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime të shumta. Si rezultat i lëndimeve ai dy ditë më vonë ndërrojë jetë në spital”, informoi sot Prokuroria Publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit