Gjatë një kontrolli në Shkup u gjet drogë, u arrestua një person, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
“Mbrëmë në orën 18:40, në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe me Armë në SPB Shkup e privuan nga nga liria F.S. (19) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas, me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të F.S., ku janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe të holla.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.








