22.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion

Bukuroshja Alba Renai është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion. Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality shoë do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.

Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.

Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i mirë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.

@elcorralpoliticayhumor

#pegar con @albarenai #greenscreen #ia #inteligenciaartificial #mujer #presentadora #telecinco #mediaset #mujeres #8m #television #periodistas #foryupage #foryu #parati

♬ sonido original – albarenai

Influencuesit virtualë janë duke bërë namin. Nga Alvin dhe The Chipmunks te Gorillaz dhe Hatsune Miku te Polar, industria e muzikës nuk është e panjohur për personazhet virtualë. Ashtu si shumë prej artistëve human ata kanë fituar çmime ‘Grammy’ dhe kanë mbajtur koncerte.

Noonoouri, një personazh digjital i krijuar nga Joerg Zuber, është influencuesja më e fundit virtuale me flokë blu dhe me fytyrë kukulle që ka arritur të nënshkruajë një kontratë menaxhimi.

Vokali i saj, i ndërtuar pjesërisht duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale e ka kthyer atë në një “popstar AI”. Dhe ndërsa Ëarner Music thotë se inteligjenca artificiale luajti vetëm një rol të vogël në krijimin e vokalit të Noonoouri, nënshkrimi i saj vjen ende mes shqetësimeve në rritje mbi rolin që luan AI në krijimin e muzikës.

Marec Lerche, kreu i zhvillimit të biznesit në Ëarner Music Central Europe, thotë se Noonoouri dhe krijimet digjitale si ajo mund t’u ofrojnë shtëpive diskografike më shumë eksperimentim dhe fleksibilitet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit