Sonte, nga ora 20:00, Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të presë premierën e shfaqjes “Litari”, me regjisor Skender Podvorica dhe autor Patrick Hamilton.
Shfaqja, me dramatizim të Zoga Çeta-Çitaku, është një thriller psikologjik dhe filozofik, i bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1924, kur dy studentë të Universitetit të Çikagos vranë një adoleshent dhe trupin e tij e mbajtën të fshehur në një arkë. Alfred Hitchcock e përshtati këtë histori në film në vitin 1948 me titullin “Rope”, transmeton KultPlus.





